Marrëveshje për promovimin e NVM-ve në Kosovë

14 Dhjetor 2012 - 20:26      

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila dhe Christian Geosits, drejtor i Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), nënshkruan një marrëveshje dyvjeçare, e cila do të bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Ndërtimi i kapaciteteve të NVM-ve (ndërmarrjeve të vogla e të mesme) dhe lehtësimi i qasjes në financa do të jenë komponentët kryesore të implementimit të këtij projekti që do të nisë më 2013.

Prishtinë, 14 dhjetor – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila dhe Christian Geosits, drejtor i Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), nënshkruan një marrëveshje dyvjeçare, e cila do të bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Ndërtimi i kapaciteteve të NVM-ve (ndërmarrjeve të vogla e të mesme) dhe lehtësimi i qasjes në financa do të jenë komponentët kryesore të implementimit të këtij projekti që do të nisë më 2013.

Kusari – Lila tha se qasja në financa tash e disa vjet konsiderohet si një nga barrierat kryesore për bizneset e vogla e të mesme. “Ne, së bashku me ADA-n dhe bashkëpunëtorë të tjerë, do të punojmë me përkushtim të plotë për lehtësimin e qasjes në financa. Zhvillimi dhe promovimi i NVM-ve, ngritja e kapaciteteve brenda vet Agjencisë është prioritet i yni”, tha ajo

Ndërsa Christian Geosits, nga ADA, tha se kjo marrëveshje do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve të vetë Agjencisë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme por edhe promovimin e tyre në Kosovë.

Fondi i ndarë për këtë projekt është 1 778 000 euro, që do të jetë një bashkëfinancim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Agjencisë austriake dhe Zyrës zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...