Miriam Cani do të aktrojë në një film gjerman

14 Dhjetor 2012 - 18:42      

Miriam Cani njihet si një këngëtare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani, ku edhe e nisi karrierën e saj. Mirëpo, duket se ajo po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë. Ajo do të provojë t’i hyjë kinematografisë.

Tiranë, 14 dhjetor - Miriam Cani njihet si një këngëtare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani,  ku edhe e nisi karrierën e saj. Mirëpo, duket se ajo po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë. Ajo do të provojë t’i hyjë kinematografisë. Këtë lajm këngëtarja e ka ndarë me adhuruesit e saj në rrjetet sociale, ku ka shkruar: “Në janar jam e ftuar në audicionin e madh për një rol në filmin e famshëm gjerman “Bully”. E pres me padurim ndaj më uroni fat”, ka shkruar Miriami, teksa më tej ka zbuluar befasi të tjera.   “Në datën 30 janar do të më ndiqni në prezantimin e një ‘Award Show’ në qytetin Köln. Shumë shpejt do publikoj materiale nga prezantimi im te ‘Drums Award’ në Stuttgart”,  ka thënë këngëtarja, e cila e zhvillon karrierën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Si raporton Mapo e Tiranës, viti 2013 duket se do të jetë plot befasi për Miriam Canin, edhe pse nga angazhimet e shumta ajo ka shtyrë publikimin e këngës së saj më të re, që pritet të dalë në fillim të janarit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...