Lieberman jep dorëheqje nga posti i kryediplomatit izraelit

14 Dhjetor 2012 - 17:59      

Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për shkelje të besimit. Në një deklaratë të dërguar me e-mail, Lieberman ka shkruar: “Edhe pse e di se nuk kam kryer asnjë krim, kam vendosur të jap dorëheqje nga posti im si ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër”.

Jerusalem, 14 dhjetor - Ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzua për shkelje të besimit. Në një deklaratë të dërguar me e-mail, Lieberman ka shkruar: “Edhe pse e di se nuk kam kryer asnjë krim, kam vendosur të jap dorëheqje nga posti im si ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër”.

Të mërkurën, prokurori i përgjithshëm i Izraelit e akuzoi Liebermanin për shkelje të besimit, por e pastroi atë nga akuzat për mashtrim dhe spastrim të parave në një hetim 12-vjeçar.

Si transmeton rel, aktakuza për shkeljen e besimit ka të bëjë me dyshimet se Lieberman kishte marrë dokumente të klasifikuara (sekrete) të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me hetimet kundër tij nga një ish i dërguar i Izraelit në Bjellorusi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...