Daçiq lavdërohet për imazhin kurrë më të mirë të Serbisë në Bruksel

14 Dhjetor 2012 - 17:56      

Pas takimit të sotëm me përfaqësuesen e lartë për politike të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se për Serbinë kurrë nuk është folur në mënyrë kaq pozitive në Bruksel dhe se ekziston mundësia e madhe që gjatë gjedhë muajve të ardhshëm ajo t’i fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Bruksel, 14 dhjetor – Pas takimit të sotëm me përfaqësuesen e lartë për politike të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se për Serbinë kurrë nuk është folur në mënyrë kaq pozitive në Bruksel dhe se ekziston mundësia e madhe që gjatë gjedhë muajve të ardhshëm ajo t’i fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

“Mendoj që kjo gjë për Serbinë është një shans i madh dhe nëse nuk e shfrytëzojmë tashti, duhet të presim disa vite të ardhshme për ta bërë këtë”, iu ka thënë ai gazetarëve.

Sipas fjalëve të tij, kjo atmosferë dhe mendim i mirë për Serbinë në Bruksel është para së gjithash rezultat i vendimeve të mira që i ka marrë pushteti serb, por edhe rezultat i marrjes mbi vete të riskut në dialogun që po udhëhiqet me Prishtinën, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ai ka shtuar se periudha e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për Serbinë, dhe për këtë ka biseduar me Ashton lidhur me rrjedhën e ardhshme të dialogut dhe mënyrat e mundshme të zgjidhjes së problemeve operative që ekzistojnë në realizimin e marrëveshjeve, veçmas të asaj për menaxhimin e përbashkët të kalimeve (kufirit) me Kosovën.

Në bazë të kërkesave që i ka marrë nga afaristë serb nga veriu i Kosovës, Daçiqi ka thënë se me Ashton ka biseduar që edhe një herë në nivel teknik dhe që deri më 10 janar 2013, kur pritet marrëveshja përfundimtare, të mos ketë pagesë taksash dhe tatimesh për mallrat që nga Serbia shkojnë në veri të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar se nga e hëna grupet punuese do t’i vazhdojnë negociatat, në mënyrë që të zgjidhen problemet dhe për tu respektuar marrëveshja që e ka arritur me Ashtonin dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...