Kërkohet njohja e Kosovës nga shtetet e Këshillit të Evropës

14 Dhjetor 2012 - 17:35      

Në Torino të Italisë sot ka filluar punimet takimi i Komisionit për Politika të Jashtme dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë edhe një delegacion i Kosovës, i përbërë nga Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit, dhe Hydajet Hyseni, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Prishtinë, 14 dhjetor - Në Torino të Italisë sot ka filluar punimet takimi i Komisionit për Politika të Jashtme dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë edhe një delegacion i Kosovës, i përbërë nga Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit, dhe Hydajet Hyseni, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Sipas komunikatës së Zyrës për medie të Kuvendit, temë kryesore e këtij takimi ka qenë miratimi i një rezolute dhe i rekomandimeve për situatën në Kosovë. Rezoluta dhe rekomandimet janë bërë në bazë të raportit të Bjorn Fon Sidow.

Gjatë seancës, që ka zgjatur për rreth dy orë, deputetët Hamiti dhe Hyseni kanë dhënë përgjigje dhe sqarime për pika të veçanta të Rezolutës dhe Rekomandimeve për Kosovën.

Rezoluta  dhe Rekomandimet kanë të bëjnë, në mënyrë të veçantë, me krijimin e institucioneve demokratike në Kosovë, me sundimin e ligjit dhe me të drejtat e njeriut. Hamiti dhe Hyseni kanë kërkuar me këtë rast nga vendet e Këshillit të Evropës që ta njohin Kosovën, në mënyrë që brenda këtij institucioni të krijohet status përkatës për vendin tonë, që do të hapte mundësi për bashkëpunim dhe komunikim normal. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...