Afaristët e veriut duan mallra pa doganë

12 Dhjetor 2012 - 22:32      

Afaristë nga Mitrovica kanë kërkuar sonte që shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Prishtinën, Dejan Paviçeviq t’iu sqarojë se për ç’arsye doganierët kosovarë në vendkalimin në Jarinjë kërkojnë që mallrat e destinuara për veriun e Kosovës të doganohen.

Mitrovicë, 12 dhjetor – Afaristë nga Mitrovica kanë kërkuar sonte që shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Prishtinën, Dejan Paviçeviq t’iu sqarojë se për ç’arsye doganierët kosovarë në vendkalimin në Jarinjë kërkojnë që mallrat e destinuara për veriun e Kosovës të doganohen.

Si tha një përfaqësues i tyre, ata nesër do të takohen edhe me shefin e doganës së EULEX-it në këtë vendkalim, nga i cili do të kërkojnë sqarime për procedurën lidhur me importin e mallrave që destinohen për konsum në veri.

Si raporton agjencia Tanjug, rreth 50 afaristë nga veriu i Mitrovicës deklaruan se që nga e hëna doganierët kosovarë iu kërkojnë që malli i destinuar për veriun e vendit duhet të zhdoganohet në pjesën jugore të Mitrovicës. Me këtë rast, ata kërkuan që qeveria serbe të suspendojë zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...