Dueli i fundit i Kim Clijters

12 Dhjetor 2012 - 22:18      

Njëra nga tenistet më të mita të botës në dhjetë vjetët e fundit, belgja Kim Clijters mposhti sonte në një meç eksibicional amerikanen Venus Williams me 2:0 në sete (6:3, 6:3) dhe në këtë mënyrë i dha fund karrierës së saj të begatë në tenis.

Antwerpen, 12 dhjetor – Njëra nga tenistet më të mita të botës në dhjetë vjetët e fundit, belgja Kim Clijters mposhti sonte në një meç eksibicional amerikanen Venus Williams me 2:0 në sete (6:3, 6:3) dhe në këtë mënyrë i dha fund karrierës së saj të begatë në tenis.

Në fakt, Clijsters meçin e saj të fundit zyrtar e luajti sivjet në US Open, por me këtë duel revyal dëshiroi të përshëndetet nga tifozët e saj.

Duelin në Antwerpen e ndoqën 13 000 shikues, në mesin e të cilëve ishin e Princi Philip dhe princesha Matilde.

Përgjatë karrierës, Clijsters ka fituar 41 turne, nga të cilët edhe pesë Grand Slam.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...