Sagna drejt PSG-së

12 Dhjetor 2012 - 22:08      

Skuadra e Arsenalit është pajtuar ta shesë mbrojtësin e krahut të majtë, Bacary Sagna gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan gazeta sportive franceze L'Equipe.
Sagna në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohet te PSG-ja për një dëmshpërblim prej 13 milionë eurosh.

Londër, 12 dhjetor - Skuadra e Arsenalit është pajtuar ta shesë mbrojtësin e krahut të majtë, Bacary Sagna gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan gazeta sportive franceze L'Equipe.

Sagna në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohet te PSG-ja për një dëmshpërblim prej 13 milionë eurosh.

Sagna, 29-vjeçar, ka kohë që ka kërkuar të largohet nga Arsenali megjithëse ka kontratë me skuadrën angleze deri në qershorin e vitit 2014.

“Sagna do të jetë përforcimi i parë i PSG-së gjatë janarit. Ai shihet si përforcim i rëndësishëm në krahun e majtë të mbrojtjes nga trajneri Carlo Ancelotti”, ka thënë një burim për gazetën franceze.

Interesim për Sangan pati treguar edhe Interi i Milanos.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...