Shkatërrohet një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore

12 Dhjetor 2012 - 21:36      

Policia kroate, ajo boshnjake dhe policia sllovene kanë kapur një rrjet të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë arrestuar 45 persona të dyshuar për kalim të klandestinëve drejt Bashkimit Evropian.

Zagreb, 12 dhjetor - Policia kroate, ajo boshnjake dhe policia sllovene kanë kapur një rrjet të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë arrestuar 45 persona të dyshuar për kalim të klandestinëve drejt Bashkimit Evropian.

Zyrtari i policisë kroate Dean Saviq bëri me dije se 18 persona, duke përfshirë edhe tre pjesëtarë të policisë doganore janë arrestuar, ndërkohë që policia boshnjake dhe sllovene, respektivisht arrestuan 17 dhe 10 persona.

Saviq nuk e saktësoi numrin e imigrantëve të paligjshëm që ky rrjet i organizuar i ka kaluar drejt Evropës Perëndimore.

Klandestinët paguanin rreth 850 dhe 1 000 euro secili për shërbimet e tyre. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...