Shumica e mbi 100-vjeçarëve në Amerikë, gra

12 Dhjetor 2012 - 21:15      

Edhe pse tashmë është e ditur se gratë jetojnë më gjatë se burrat, një studim amerikan tregon se në kategorinë e njerëzve mbi 100 vjeç, gratë bindshëm prijnë në statistika, pasi në çdo mashkull 100-vjeçar vijnë pesë femra 100-vjeçare.

Washington, 12 dhjetor - Edhe pse tashmë është e ditur se gratë jetojnë më gjatë se burrat, një studim amerikan tregon se në kategorinë e njerëzve mbi 100 vjeç, gratë bindshëm prijnë në statistika, pasi në çdo mashkull 100-vjeçar vijnë pesë femra 100-vjeçare.

Sipas Entit të Statistikave në SHBA, që mbështetet në regjistrimin e popullsisë të vitit 2010, nga 53 364 amerikanë më të vjetër se 100 vjet, më shumë se 80 për qind janë gra.

Sipas Librit botëror të rekordeve “Guinness”, aktualisht banorja më e vjetër në botë është 115-vjeçarja, Dina Manfredini, me origjinë nga Italia, e cila jeton nga 1920 në Des Moines në Iowa të SHBA-së, transmeton Albinfo.

Në SHBA jetojnë 1.73 njëqindvjeçarë në 10 000 banorë, në Suedi 1.93, në Francë 2.79 dhe në Japoni 3.42 njëqindvjeçarë në 10 000 banorë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...