Spiunazh në Ministrinë gjermane të Shëndetësisë

12 Dhjetor 2012 - 21:14      

Nga Ministria gjermane e Shëndetësisë janë marrë për vite me radhë dokumente sekrete. Ministria ka ngritur padi kundër një firme, që merrej me shërbimin e teknologjisë së informacionit dhe kishte akses në të dhëna.

Berlin, 12 dhjetor - Nga Ministria gjermane e Shëndetësisë janë marrë për vite me radhë dokumente sekrete. Ministria ka ngritur padi kundër një firme, që merrej me shërbimin e teknologjisë së informacionit dhe kishte akses në të dhëna.

Prokuroria e Berlinit ka hapur hetimet, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Berlin. Personit të akuzuar i është ndaluar hyrja që më 20 nëntor. Ai duhet të ketë punuar për vite me radhë në sektorin e teknologjisë së informacionit të ministrisë. Përveç kësaj, ai ka bashkëpunuar me një lobist të farmacive, të cilit i ka dhënë e-maile, projektligje dhe të dhëna të tjera.

Dy vjet më parë lindi dyshimi i parë, sepse projektet dhe shënimet bëheshin të ditura shumë shpejt, nganjëherë edhe para se t'i merrte vesh ministri i mëparshëm, Daniel Bahr, apo ai aktual, Philipp Rösler, ose sekretarët e tyre të shtetit. Pas një aludimi konkret anonim, i dyshuari është vëzhguar, transmeton DW.

Bahr u shpreh shumë i zemëruar. “Unë jam shumë i zemëruar për këto energji kriminale. Prokuroria duhet ta zbardhë menjëherë çështjen”, tha politikani i partisë FDP për gazetën Bild. Sipas të dhënave të gazetës Süddeutsche Zeitung, duhet të jenë prekur edhe e-mailet e drejtuesve të lartë, pra të sekretarëve të shtetit Bahr dhe Rösler.

Synimi i aksioneve duket se ka qenë informimi i sektorit të farmacisë për projektet sekrete në fushën e farmaceutikës, si për shembull për ligjin për rregullimin e tregut të medikamenteve, i cili hyri në fuqi në vitin 2010. Me ndihmën e këtyre informacioneve, ata kanë mundur të zhvillojnë strategjitë përkatëse kundër ligjit, mendojnë hetuesit. Spiunazhi ka vazhduar deri këtë vit.

Nëse dyshimet vërtetohen, atëherë kemi të bëjmë me skandalin më të madh lobist në Gjermani. Shoqata e farmaceutikës ende nuk është deklaruar për këtë rast.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...