Drenica merret vesh me Çekajn

12 Dhjetor 2012 - 15:42      

Sulmuesi Granit Çekaj pjesën pranverore do ta vazhdojë te skuadra e Drenicës. Ai të martën ka arritur marrëveshje për gjashtë muaj me skuadrën e Drenicës, ka njoftuar trajneri i ekipit nga Skënderaj

Skenderaj, 12 dhjetor - Sulmuesi Granit Çekaj pjesën pranverore do ta vazhdojë te skuadra e Drenicës. Ai të martën ka arritur marrëveshje për gjashtë muaj me skuadrën e Drenicës, ka njoftuar trajneri i ekipit nga Skënderaj, Tahir Lushtaku. Çekaj në pranverë luajti për skuadrën e Deçanit në Ligën e Parë. "Kemi arritur marrëveshje për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi me Granit Çekajn. Kam bindjen se ai do të na ndihmojë shumë në fazën e sulmit. Gjatë ditëve të ardhshme pritet të bëjmë edhe disa përforcime të tjera", ka thënë Lushtaku. Drenica pjesën vjeshtore e mbylli në pozitën e dhjetë me 16 pikë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...