Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt?

11 Dhjetor 2012 - 09:11      

Meshkujt të cilët kanë përqindje të shtuar të dhjamit në pjesët e barkut, kanë rrezik të shtuar nga zvogëlimi i dendësisë së eshtrave, theksojnë shkencëtarët amerikanë.Edhe pse osteoporoza paraqitet më shpesh tek femrat

Meshkujt të cilët kanë përqindje të shtuar të dhjamit në pjesët e barkut, kanë rrezik të shtuar nga zvogëlimi i dendësisë së eshtrave, theksojnë shkencëtarët amerikanë.Edhe pse osteoporoza paraqitet më shpesh tek femrat, shkencëtarët kanë konstatuar që yndyra viscerale (dhjami që gjendet nën muskuj në pjesët e abdomenit) shkakton dobësimin e eshtrave tek meshkujt.

“Hulumtimet e deritanishme kanë treguar që meshkujt kanë rrezik më të vogël nga krijimi i osteoporozës, por me këtë hulumtim u tregua që kjo nuk është krejt e saktë”, tha dr. Miriam Bredelle për everydayhealth.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 35 meshkujt, të moshës mesatare prej 34 vjetësh, dhe me indeks të masës trupore prej 36,5, që konsiderohet si trashësi.

Shkencëtarët theksojnë që gjenetika, mënyra e të ushqyerit dhe ushtrimet munden në masë të madhe të caktojnë nivelin e indit dhjamor visceral, që mund të shkaktojë sëmundje të zemrës. Hapi i parë deri tek eshtrat e shëndosha është aplikimi i shprehive jetësore të shëndetshme.

Një numër i madh i meshkujve madje qysh pas moshës 20-vjeçare janë të trashë. Trashësia mund të shkaktojë një varg problemesh shëndetësore siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, astma, apnea dhe sëmundjet e nyjave.

Shkencëtarët theksojnë që këto rezultate janë preliminare dhe që duhet bërë edhe vlerësime të ekspertëve të jashtëm për të qenë të sigurt në saktësinë e rezultateve.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...