Vrasjet e 20 vjetëve në Shqipëri më shumë se në dy shekuj

10 Dhjetor 2012 - 13:35      

Kryeministri Sali Berisha, duke garantuar se qeveria është e angazhuar të bëjë gjithçka për të mbështetur liritë dhe të drejtat e grave, ka kërkuar të merren masa urgjente për politika në mbështetje të tyre

Tiranë, 10 dhjetor 2012 - Kryeministri Sali Berisha, duke garantuar se qeveria është e angazhuar të bëjë gjithçka për të mbështetur liritë dhe të drejtat e grave, ka kërkuar të merren masa urgjente për politika në mbështetje të tyre dhe masa për luftën kundër dhunës.Gjatë fjalës së tij në konferencën për këtë çështje, Berisha ka deklaruar se fenomeni i dhunës ndaj grave, jo vetëm është në rritje, por shifrat e vrasjeve janë një sirenë e vërtetë alarmi.

“Nuk mund të presin që një problem kaq të rëndësishëm t’ia lëmë ta zgjidhë vetëm drejtësia. Fushatë mediatike kundër saj shoqëruar me mekanizma ligjorë që të bëjë përgjegjës autorët e dhunës është e domosdoshme. Komuniteti lokal të përcaktojë familje me rrisk të lartë, bëni gjithçka për një përgjigje sa më të vendosur kundër këtij fenomeni që vjen në rritje. Nga fillimi i shekullit deri në ’90 vrasja e gruas këto 20 vite mund të jetë më e madhe se dy shekuj të marrë së bashku, kjo duhet të përbëjë për ne sirenë të fuqishme alarmi”- tha ai.

Sipas tij, dhuna ndaj grave është dhunuesi më i madh mbi tokë i liritë dhe të drejtave njerëzore. Kjo dhunë është multidimensionale, me shumë fytyra, kjo është e bazuar në stereotipin e trashëguar nga shekujt.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...