Projekti “Atomi” për fëmijët inteligjentë deri më 20 dhjetor

7 Dhjetor 2012 - 15:58      

Afati i aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI zgjatet deri më 20 dhjetor 2012, bëjnë të ditur organizatorët. Zgjatja e afatit është bërë për shkak se në disa komuna informacioni tek

Prishtinë, 7 dhjetor - Afati i aplikimit-nominimit në kuadër të Projektit ATOMI zgjatet deri më 20 dhjetor 2012, bëjnë të ditur organizatorët. Zgjatja e afatit është bërë për shkak se në disa komuna informacioni tek nxënësit është përcjellë me vonesë.Të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII, nga të gjitha shkollat e Kosovës kanë edhe dhjetë ditë shtesë për t’u nominuar apo për të aplikuar. Pas nominimit – aplikimit, nxënësit do t’i nënshtrohen një procesi disa fazësh të seleksionimit, i cili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, si dhe përmes instrumenteve të tjera psikologjike (pyetësorë, intervista, teste të personalitetit, etj).

Në fazën e parë do të përzgjidhen 500 nxënësit më të mirë, të cilëve do t’u ofrohen shërbime të ndryshme profesionale, si dhe shërbime të këshillimit. Ndërsa në fazat e mëvonshme, po këta 500 nxënës do t’i nënshtrohen një procesi tjetër të seleksionimit, nga i cili do të përzgjidhen 50 nxënësit më të mirë. Këtyre nxënësve synohet t’ju sigurohet këshillim dhe përcjellje e vazhdueshme, mentorim nga profesionistët, qasje në literaturë të avancuar, shkollë verore me kurse të avancuara, avancim në shkollim, vizita studimore, bursa për studime, etj.

Projekti ATOMI synon identifikimin e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme (superiore). Këta persona jo domosdoshmërisht janë vetëm nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm, pasi ATOMI nuk kërkon të identifikojë persona që kanë performancë të mirë, por persona që kanë potencial të lartë mendor. Personat me inteligjencë të jashtëzakonshme jo domosdoshmërisht janë “yje” në shkollë, meqë mund të jenë edhe persona që nuk bien lehtë në sy. Këta persona jo domosdoshmërisht janë të mirë-adaptuar në rrethin e tyre shoqëror, shkollor apo familjar.

Sa i përket inteligjencës, nuk ka dallime gjinore, prandaj inkurajohen njëjtë edhe meshkujt edhe femrat që të nominohen apo të aplikojnë. Sa i përket inteligjencës, nuk ka rëndësi statusi socio-ekonomik i familjes dhe vendbanimi (fshat, qytet), prandaj inkurajohen të gjithë njëjtë që të nominohen apo të aplikojnë. Personat që kanë ndonjë vështirësi/pengesë/problem/paaftësi fizike apo shëndetësore aplikojnë njëjtë dhe trajtohen si gjithë të tjerët.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...