Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor 2013

3 Dhjetor 2012 - 13:38      

Në Shqipëri zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen saktësisht në 23 qershor 2013, njoftojnë mediet e Tiranës. Kjo datë përfundimtare është dekretuar sot nga presidenti, Bujar Nishani.

Tiranë, 3 dhjetor   - Në Shqipëri zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen saktësisht në 23 qershor 2013, njoftojnë mediet e Tiranës. Kjo datë përfundimtare është dekretuar sot nga presidenti, Bujar Nishani.

“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, d e k r e t o j zgjedhjet për Kuvendin, të cilat do të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin të firmosur sot në Tiranë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...