Sindikalistët shqiptarë i kërkojnë pensionet ministrit zviceran

29 Nëntor 2012 - 22:33      

Sot në Zürich u mbajt kongresi i sindikatës më të madhe zvicerane Unia. Në këtë sindikatë merr pjesë një numër i madh shqiptarësh, si anëtarë, por edhe si aktivistë dhe funksionarë të saj. Përfaqësuesit shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës edhe në këtë kongres, në mesin e të cilëve edhe grupi i aktivistëve shqiptarë nga Zürichu.

Zürich, 29 nëntor - Sot në Zürich u mbajt kongresi i sindikatës më të madhe zvicerane Unia. Në këtë sindikatë merr pjesë një numër i madh shqiptarësh, si anëtarë, por edhe si aktivistë dhe funksionarë të saj. Përfaqësuesit shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës edhe në këtë kongres, në mesin e të cilëve edhe grupi i aktivistëve shqiptarë nga Zürichu.

Në kongres, si mysafir ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Alain Berset.

Gjatë fjalës përshëndetëse të ministrit Berset para delegatëve të Kongresit të Sindikatës Unia, grupi i sindikalistëve shqiptarë, respektivisht kryetari i grupit, Xhafer Sejdiu dhe pjesëtarë të komisionit për migracion, Osman Osmani etj., dolën me pankarta para ministrit. Në to thuhej: Jo vjedhjes së pensioneve; Pensione korrekte edhe për pensionistët nga Kosova.

Ministrit pastaj iu dorëzua një letër, me të cilën kërkohet mbështetje për zgjidhjen e problemit me pensionet e punëtorëve nga Kosova. Kështu njoftuan dy aktivistë sindikalë shqiptarë, Faton Topalli dhe Hilmi Gashi në një shkresë për mediet shqiptare, transmeton Albinfo.

Arsyeja përse sindikalistët shqiptarë i janë drejtuar ministrit zviceran lidhet me faktin se në kuadër të kësaj ministrie është edhe Drejtoria për Sigurimet Shoqërore. Kjo drejtori është përgjegjëse për marrëveshjet ndërshtetërore për sigurime sociale.

Ministrit i janë drejtuar edhe Rita Schiavi, anëtare e Drejtorisë Qendrore, dhe Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion, duke kërkuar mbështetjen e tij. Osmani dhe Shiavi i kërkuan ministrit Berset mbështetjen e tij për pensionet e shtetasve të Kosovës duke i bërë të ditur atij se “me dhjetëra pensionistë të pleqërisë, trashëgimtarë të tyre dhe invalidë presin që më në fund të marrin pensionet e ndërprera, për të cilat kanë punuar me vite të tëra në Zvicër dhe kanë paguar kontribute në arkat e sigurimeve përkatëse.

Historia e pensioneve për shtetasit nga Kosova ka filluar para tre vjetësh, kur Qeveria zvicerane ka shfuqizuar njëanshëm marrëveshjen për pensionet me Kosovën. Që nga ajo kohë është duke u zvarritur zgjidhja e kësaj çështjeje, për çfarë kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë edhe institucionet kosovare.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...