EULEX-i konfirmon se përgjimet janë autentike

29 Nëntor 2012 - 22:13      

Përgjimet telefonike janë autentike dhe të kryera vitin e kaluar. Këtë e ka thënë vetë EULEX-i nëpërmjet një përgjigje me shkrim për Kohën Ditore. Ky mision ka thënë se përgjimet telefonike janë të ligjshme dhe nuk janë të montuara.

Prishtinë, 29 nëntor - Përgjimet telefonike janë autentike dhe të kryera vitin e kaluar. Këtë e ka thënë vetë EULEX-i nëpërmjet një përgjigje me shkrim për Kohën Ditore. Ky mision ka thënë se  përgjimet telefonike janë të ligjshme dhe nuk janë të montuara.

“Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim. Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”, ka thënë EULEX-i.

“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.

Misioni i BE-së ka shprehur keqardhje që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për tu dëgjuar nga publiku.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...