Izetbegoviq reagon për deklaratën skandaloze të presidentit sllovak

29 Nëntor 2012 - 21:35      

Anëtari i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq u takua sot në Sarajevë me ambasadorin e Sllovakisë në BeH, Mirosllav Mojzhit dhe kërkoi nga ai sqarim me rastin e deklaratës së djeshme të presidentit sllovak, Ivan Gashparoviq në Banjallukë, kur kishte tërhequr paralele ndërmjet entitetit serb në BH dhe Çekisë e Sllovakisë”.

Sarajevë, 29 nëntor – Anëtari i Kryesisë së Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq u takua sot në Sarajevë me ambasadorin e Sllovakisë në BeH, Mirosllav Mojzhit dhe kërkoi nga ai sqarim me rastin e deklaratës së djeshme të presidentit sllovak, Ivan Gashparoviq në Banjallukë, kur kishte tërhequr paralele ndërmjet entitetit serb në BH dhe Çekisë e Sllovakisë”.

Izetbegoviq shprehu pakënaqësinë e tij me deklaratën e presidentit sllovak, duke vlerësuar se është e papranueshme, juridikisht dhe politikisht e paqëndrueshme të barazohet pozita e entitetit serb në BH me marrëdhëniet e dy shteteve sovrane siç janë Çekia dhe Sllovakia.

Kreu i BH-së tha se “asnjëherë nuk bën të harrohet që entiteti serb në BH është krijuar me anë të agresionit, gjenocidit dhe pastrimit etnik të boshnjakëve e të kroatëve dhe se nuk ka kurrfarë parakushtesh juridike-historike-morale për realizimin e kërkesës për pavarësim të këtij entiteti”. 

“Eniteti serb mund të ekzistojë vetëm si pjesë e BH-së dhe kurrë nuk mund të jetë më shumë se kaq”, tha Izetbegoviq, duke shtuar se deklarata e kreut të Sllovakisë mund të krijojë pasqyrë të rrejshme se është i mundur pavarësimi i entitetit serb. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...