Veteranët e Interit, të gjithë në rresht për uljen e pagës

29 Nëntor 2012 - 21:19      

Interi ka hyrë në procedurat e “fair play”-it financiar dhe shumë shpejt e gjithë skuadra duhet të përballet me politikën e re të klubit zikaltër, asnjë pagë më e lartë se 3 milionë euro.

Milano, 29 nëntor - Interi ka hyrë në procedurat e “fair play”-it financiar dhe shumë shpejt e gjithë skuadra duhet të përballet me politikën e re të klubit zikaltër, asnjë pagë më e lartë se 3 milionë euro. Për këtë arsye, të parët që pritet të përballen me këtë procedurë që do të nisë nga muaji janar e deri në verë gjithçka pritet të zgjidhet, do preken veteranët zikaltër, si për shembull Esteban Cambiasso, Diego Milito, Walter Samuel, por pa harruar këtu Dejan Stankoviq dhe Wesley Sneijder, që jo më kot është shndërruar në një çështje së fundmi. Për momentin, Esteban Cambiasso dhe Diego Milito kanë rroga faraonike, respektivisht prej 4.5 dhe 5.5 milionë euro. Por, duke parë moshën e tyre, presidenti Massimo Moratti vështirë se do të vazhdojë t’i paguajë kaq, prandaj nga janari atyre do t’iu komunikohet kontrata e re, e cila për Cambiasson dhe Militon nuk do t’i kalojë tre milionë euro në sezon. Thënë ndryshe, dy argjentinasit rrezikojnë që t’iu pritet rroga me afro 60 për qind, gjë që, siç thekson media italiane, mund të hapë skenarë “alla Sneijder” në radhët e zikaltërve. Gjithsesi, duke qenë se politika e re e klubit për të ulur shpenzimet tashmë njihet nga të gjithë, i vetmi që deri tani ka refuzuar ka qenë Wesley Sneijder, i cili nuk është i gatshëm të shkurtojë pagën e tij nga 5 milionë në vetëm 3 milionë, plus bonuset në varësi të rendimentit. Prandaj, siç thekson qartë edhe rregullorja e re, kushdo që nuk e pranon këtë, do të nxirret në shitje. Ideja e klubit është që t’u besojë talenteve dhe brenda dy vjetëve të ardhshëm Interi duhet të jetë jo vetëm brenda parametrave të UEFA-s (të mos ketë shpenzime për paga më shumë se 45 milionë euro), por edhe të rifreskojë moshën e skuadrës, siç ka bërë në vitin e fundit me emra si Andrea Ranocchia, Juan Jezus, Filipe Coutinho, Fredi Guarin e të tjerë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...