Mourinho nuk mund t’i harrojë interistët

29 Nëntor 2012 - 21:15      

Asnjë tjetër nuk më ka dhuruar gëzimin që më ka dhuruar Interi. Kur jam larguar, kam qarë më shumë se në një rast. Zemra ime është në Milano, për Interin kam gjithmonë një nostalgji të pranishme”. Në një intervistë për mediat portugeze, Jose Mourinho i ka lëshuar një deklaratë dashurie ngjyrave zikaltër.

Madrid, 29 nëntor - Asnjë tjetër nuk më ka dhuruar gëzimin që më ka dhuruar Interi. Kur jam larguar, kam qarë më shumë se në një rast. Zemra ime është në Milano, për Interin kam gjithmonë një nostalgji të pranishme”. Në një intervistë për mediat portugeze, Jose Mourinho i ka lëshuar një deklaratë dashurie ngjyrave zikaltër. Nëse tek Interi situata ishte ideale, pse u larguat? “Kam ndryshuar, pasi nëse fiton me Realin, futesh në histori”. Që kur është ulur në stolin e Realit, tekniku zikaltër nuk ka humbur rast për të folur për aventurën e tij tek Interi. Trajneri ka vijuar të flasë për eksperiencën e tij te klubi i Massimo Moratitt, duke thënë “Kampionatin e parë nuk e kemi fituar në fushë, por në qendrën stërvitore në Apiano Gentile”. Më tej, ai ka kujtuar kur është detyruar nga ish-portieri i Interit, Julio Cesar, të festonte titullin kampion në qendër të qytetit. “Jemi rikthyer në ambientin ku grumbulloheshim pas festimeve, rreth orës 3:00 të mëngjesit. Ai grup ka qenë fantastik dhe bënte çfarë të ishte e mundur për të mos u mundur, pasi nuk kërkonte që ndonjë kundërshtar të deklaronte që ‘kemi mundur kampionët e Italisë. Gëzohem kur shikoj Interin të festojë dhe dëshpërohem në rast se humbet. Këto kujtime më bëjnë shumë nostalgjik”, tha Mourinho.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...