Gazeta “Illyria” në New York – 300 faqe kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë

27 Nëntor 2012 - 11:07      

Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” botoi, ditën e martë, më 27 nëntor 2012, një numër special me 300 faqe kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Duke i mbetur besnike traditës së saj të numrave voluminozë dhe cilësorë kushtuar Ditës së Flamurit, edhe këtë vit, gazeta botoi një mori shkrimesh historikë, e një paradë të bukur përshëndetjesh e urimesh të individëve, familjeve, bizneseve dhe organizatave më njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” botoi, ditën e martë, më 27 nëntor 2012, një numër special me 300 faqe kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Duke i mbetur besnike traditës së saj të numrave voluminozë dhe cilësorë kushtuar Ditës së Flamurit, edhe këtë vit, gazeta botoi një mori shkrimesh historikë, e një paradë të bukur përshëndetjesh e urimesh të individëve, familjeve, bizneseve dhe organizatave më njohura të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Një urim të veçantë kanë botuar në këtë numër të gazetës “Illyria” dy nga figurat më të shquara shqiptaro-amerikane në botën e kinematografisë, Jim Belushi dhe Stan Dragoti. Ata i kanë dërguar gazetës një foto historike të pabotuar më parë, në të cilën të dy artistët kanë pozuar veshje popullore shqiptare në California, në vitin 1985, në një kohë kur pak kush mes shqiptarëve dinte ndonjë gjë për prejardhjen e tyre.

Një veçanti e jashtëzakonshme e këtij viti është që një numër artikujsh të zgjedhur, të gazetës “Illyria”, u përzgjodhën nga gazeta njujorkeze me tirazhin më të madh, “New York Daily News”, dhe do të botohen në anglisht, në formën e një suplementi festiv, në 28 Nëntor , nga për të nderuar 100-vjetorin e Shqipërisë.

Shqiptaro-amerikanët janë tashmë një prani e dukshme në qytetin e New York-ut dhe gazeta e njohur e këtij qyteti dëshironte që të bënte diçka për ta. Më 28 Nëntor, më shumë se tre milionë njujorkezë do të kenë në duart e tyre një botim kushtuar Shqipërisë.

Me këtë rast, “New York Daily News” ka intervistuar shkrimtarin Ismail Kadare posaçërisht për këtë supplement special dhe intervista botohet njëkohësisht në të gazetat, atë amerikane dhe në shqiptaren “Illyria”.

Një shkrim të veçantë ka dërguar me këtë rast eksperti dhe ish-diplomati i njohur James Hooper (Xhejms Huper) i cili ka luajtur një rol të dorës së parë në rivendosjen e lidhjeve diplomatike Shqipëri-SHBA. Ai tregon me këtë rast dramën që zhvillohej mbrapa skene ndërkohë që lidhjet rivendoseshin me qeverinë ende komuniste në kohën kur në Shqipëri kishte lindur opozita demokratike.

Shkrime për inxhinierin Wilson Kokalari, për shkrimtaren shqiptaro-amerikane Loretta Chase, për figura arbëreshe në SHBA si dhe një i dom Lush Gjergjit për Nënë Terezën, janë vetëm disa nga temat e gazetës “Illyria” të përfshira edhe në suplementin historik të “New York Daily News”.

“Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi gazeta Illyria iu bashkua festës së shqiptarëve në mbarë botën”, tha me këtë rast Vehbi Bajrami, botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane. “Ky numër 300 faqësh është dëshmi e forcës së këtij komuniteti, ashtu siç është edhe interesi i gazetës New York Daily News, një provë e ndikimit në rritje të shqiptarëve në këtë qytet e në SHBA. Jam krenar që Illyria luajti një rol në këtë botim historic”.

Në fakt, botimet e gazetës “Illyria” simbolizojnë atmosferën që ka karakterizuar bashkësinë shqiptare në SHBA gjatë këtyre ditëve me festa të mëdha në të gjitha qytetet kryesore. Sot, të martën më 27 nëntor, një ceremoni  masive do të mbahet në bashkinë e qytetit ku do të nderohen figura shqiptaro-amerikane nga të gjitha trevat e shqiptare në Ballkan. Të mërkurën, në ditën e 100-vjetorit, sheshi kryesor i qytetit, Times Square do të përmbytet nga një det flamujsh e gëzimi rinor, kur shqiptaro-amerikanët të mblidhen për t’i bërë jehonë festës në atdheun e largët dhe të afërt.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...