Dekorohen figura të shquara të luftës për liri dhe pavarësi

23 Nëntor 2012 - 21:59      

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami nderoi sot me statusin e "Dëshmorit të Atdheut" 26 luftëtarë që dhanë jetën e tyre në luftë për liri dhe pavarësi, si dhe u akordoi medaljen për "Shërbime të Shquara" 12 personaliteteve të shquara të kombit.
Personalitetet e vlerësuara nga Ministria e Mbrojtjes në këtë 100-vjetor të Pavarësisë janë nga Kosova, Shqipëria dhe nga troje të tjera shqiptare.

Tiranë, 23 nëntor - Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami nderoi sot me statusin e "Dëshmorit të Atdheut" 26 luftëtarë që dhanë jetën e tyre në luftë për liri dhe pavarësi, si dhe u akordoi medaljen për "Shërbime të Shquara" 12 personaliteteve të shquara të kombit.

Personalitetet e vlerësuara nga Ministria e Mbrojtjes në këtë 100-vjetor të Pavarësisë janë nga Kosova, Shqipëria dhe nga troje të tjera shqiptare.

"Dëshmor i Atdheut" u shpallën Ajdin Draga, Shaqir Smaka, Durmish Presheva, Abdullah Hoxha, Ahmet Delia, Ali Pashë Gucia, Musa Shezade, Lec Gradica, Sadik Lutani, Sak Faslia, Ramadan Bajraktari, Dërgut Bajraktari, Rexhë Bajraktari, Halil Haxhia etj., kurse medalja "Për Shërbime të Shquara" iu akordua Nexhip Dragës, Iljaz Pashë Dibrës, Bedri Pejanit, Sulejman Batushës, Bajram Deklanit, Shaban Binakut, Ymer Prizrenit, etj., raporton Balkanweb.

Shumë prej figurave të dekoruara janë pjesëmarrës në momentet vendimtare të historisë sonë të afërt, që nga Lidhja e Prizrenit, Kuvendi i Vlorës, e duke vijuar me luftën dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur shtetin sovran shqiptar.

"Përmes evidentimit të këtyre luftëtarëve të lirisë, ne në fakt evidentojmë rolin vendimtar që ka luajtur Kosova në materializimin e idesë së shtetit komb të shqiptarëve e deri tek shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor", tha ministri Imami.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku tha se nderimi me dekoratën dhe statusin e "Dëshmorit të Atdheut" është një akt me një domethënie të jashtëzakonshme.

"Me nderimin që i bëhet këtyre burrave patriotë e shqiptarëve të mëdhenj, Shqipëria ka nderuar veten dhe Kosovën. Vetëm kombet që dinë të jenë mirënjohës ndaj sakrificës dhe gjakut të derdhur për liri kanë të ardhme të sigurt", theksoi ministri Çeku.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...