Nderohen “Të rinjtë e 100-vjetorit të Pavarësisë”

23 Nëntor 2012 - 11:38      

Për nder të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është mbajtur cermonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe pllakatave për të rinjtë më aktivë shqiptarë, nga Qendra Kulturore e Shqipërisë, ku në këtë ceremoni qenë të pranishëm përfaqësues të të rinjve të vendeve të ndryshme të Evropës, që janë mbledhur në Tiranë, me ftesë të udhëhqësit të Këshillit të Rinisë, Ylli Topalli, në mesin e të cilëve edhe njëzetvjeçari nga Kosova, Avdullah Hasani, i cili u nderua me medaljen e artë “Të rinjtë e 100-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë”.

Tiranë, 23 nëntor  - Për nder të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është mbajtur cermonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe pllakatave për të rinjtë më aktivë shqiptarë, nga Qendra Kulturore e Shqipërisë, ku në këtë ceremoni qenë të pranishëm përfaqësues të të rinjve të vendeve të ndryshme të Evropës, që janë mbledhur në Tiranë, me ftesë të udhëhqësit të Këshillit të Rinisë, Ylli Topalli, në mesin e të cilëve edhe njëzetvjeçari nga Kosova, Avdullah Hasani, i cili u nderua me medaljen e artë “Të rinjtë e 100-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë”.



Me medalje të ndryshme u nderuan edhe Besarta Xhufi, Elkelejda Doda dhe të rinj të tjerë nga fusha të ndryshme.Të pranishëm në këtë event historik ishin edhe deputetë, ministra, kryetarë të Parlamentit të Shqipërisë, në mesin e tyre Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, si dhe shumë qytetarë tiranas.



Me këtë rast, Hasani falënderoi për përzemërsisht të gjithë për nderin që iu bë me medaljen e artë.

“Ky është nderi më i madh që mund t’i bëhet një të riu. Me këtë po shtoni interesimin e të rinjve që të angazhohen në vazhdimësi në aktivitete dhe të punojnë për të ardhmen e shqiptarëve, në bazë të idesë së lirisë dhe barazisë, duke i fuqizuar hapat drejt një demokracie moderne” theksoi Hasani.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...