Kusari pret nga BERZH-i të hapë portofolin për Kosovën

21 Nëntor 2012 - 12:59      

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë filluar bisedat me zyrtarë të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, për hapjen e portofolit për Kosovës. Zëvendës-kryeministrja Mimoza Kusari Lila, i tha Radio Kosovës se Qeveria do të punojë ngushtë me zyrtarë të kësaj banke, për të përfituar sa më shumë fonde kreditore, me kushte të volitshme. Ndërkohë Këshilli Kombëtar për zhvillim ekonomik mblidhet sot, për të diskutuar edhe për mënyrën e përfitimit të fondeve të BERZH-it.

Prishtinë, 21 nëntor - Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë filluar bisedat me zyrtarë të Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, për hapjen e portofolit për Kosovës. Zëvendës-kryeministrja Mimoza Kusari Lila, i tha Radio Kosovës  se Qeveria do të punojë ngushtë me zyrtarë të kësaj banke, për të përfituar sa më shumë fonde kreditore, me kushte të volitshme. Ndërkohë Këshilli Kombëtar për zhvillim ekonomik mblidhet sot, për të diskutuar edhe për mënyrën e përfitimit të fondeve të BERZH-it.

Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim që nga përfundimi i luftës ka financuar projekte të ndryshme në Kosovë. Por portofoli i kësaj banke për Kosovën ka qenë vetëm një për qind nga portofoli i tërësishëm i Ballkanit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, thotë për Radio Kosovën se me zyrtarë të këtij institucioni financiar, janë duke diskutuar për zgjerimin e portofolit për vendin tonë.

“Zyrtarë të BERZH-it shumë shpejt mund të bëjnë publike informatat mbi portofolin e ri për Kosovën. Ne kemi filluar bisedimet me përfaqësuesin e BERZH-it në Kosovë lidhur me hapjen dhe zgjerimin e portofolit të tyre. Besojmë që shpejt do të kemi një gamë të përgjithshme, gjegjësisht shërbimeve dhe financimit që ata ofrojnë, tha ajo.

Kusari Lila thotë se përfitimi i fondeve me kushte të volitshme nga kjo bankë do të ndikojë në financimin e shumë projekteve zhvillimore për Kosovën, qoftë në infrastrukturë, në energjetikë etj, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.

“Nga ana jonë si qeveri, natyrisht do të punojmë me ta për projekte të cilat janë investime publike, në mënyrë që të lehtësohet investimi nga buxheti i Kosovës, gjegjësisht të mos jenë investime të drejtpërdrejta nga buxheti por investime nga kjo bankë me kushte shumë të favorshme”, theksoi ajo.

Ndërkohë përfitimi i fondeve kreditore nga BERZH-i konsiderohet sfidë për bizneset vendore. Ato duhet të paraqesin plane të detajuara të biznesit, pasqyrat financiare të audituara, pasqyrën e pagesave të tatimeve, etj. Me qëllim të dhënies së informacioneve të sakta dhe të qarta rreth këtyre çështjeve, Kryeministri Thaçi ka paralajmëruar krijimin e një komiteti ndërministror. Kjo çështje pritet të diskutohet edhe në takimin e sotëm të Këshillit Kombëtar për zhvillim ekonomik.

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim është themeluar në vitin 1991, me qëllim që t’i ndihmojë shtetet në tranzicion. Anëtare me të drejta të plota në këtë bankë, Kosova do të jetë nga 17 dhjetori i këtij viti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...