Qeveria e Komuna ia falin “Termokosit” 1 milion euro të taksapaguesve

21 Nëntor 2012 - 10:27      

Qeveria e Kosovës është pajtuar që ta subvencionojë “Termokosin” me 500 mijë euro të buxhetit të shtetit, për t’i ndihmuar në shlyerjen e një borxhi prej një milion eurosh, si pasojë e të cilit ndërmarrja është arsyetuar se ka mbetur peng ofrimi i shërbimeve të ngrohjes për qytetarët.

Prishtinë, 21 nëntor – Qeveria e Kosovës është pajtuar që ta subvencionojë  “Termokosin” me 500 mijë euro të buxhetit të shtetit, për t’i ndihmuar në shlyerjen e një borxhi prej një milion eurosh, si pasojë e të cilit ndërmarrja është arsyetuar se ka mbetur peng ofrimi i  shërbimeve të ngrohjes për qytetarët.

Ndërsa, me 500 mijë euro të tjera “Termokosin” do ta ndihmojë edhe Komuna e Prishtinës, sërish me paratë e arkës së buxhetit të taksapaguesve.

Që të tri këto institucione e kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” ndarjen e mjeteve, duke bërë të ditur se transferimi i tyre tashmë është në proces e sipër.

Qeveria e Kosovës i ka bartur kohë më parë mbi 50 mijë euro të tjera të buxhetit në konton e “Termokosit”, duke ia larë borxhin për dy muaj të sezonit të kaluar të ngrohjes, të cilin e ka kontestuar deri më tani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...