OKB dënon rebelët kongolezë në qytetin Goma

21 Nëntor 2012 - 10:19      

New – York, Rezoluta, e miratuar unanimisht, erdhi vetëm pak orë pasi rebelët morën qytetin lindor të Goma-s. Rebelët hasën shumë pak rezistencë nga ushtria apo paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara.

New – York, Rezoluta, e miratuar unanimisht, erdhi vetëm pak orë pasi rebelët morën qytetin lindor të Goma-s. Rebelët hasën shumë pak rezistencë nga ushtria apo paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara.

Në rezolutën e tij, Këshilli i Sigurimit kërkoi t’i jepet fund mbështetjes së huaj ndaj rebelëve të M23, si dhe u shpreh gatishmëria për të marrë masat e caktuara.

Pasi luftëtarët e M23 hynë në Goma, krerët e Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandas, Joseph Kabila dhe Paul Kagame, udhëtuan për në Uganda për bisedime, pavarësisht deklaratave se Ruanda po mbështeste rebelët.

Kabila nxiti popullin t’u rezistojë rebelëve, të cilët shkaktuan një tjetër rebelim 7 muaj më parë.

Megjithatë, nuk pati aspak rezistencë nga afro 1500 paqeruajtës të OKB-së në qytet, i cili gjendet vetëm 2 orë larg me makinë nga kryeqyteti i Ruandas, Kigali.

Një zëdhënës i OKB-së tha se paqeruajtësit nuk kishin sulmuar rebelët, që kishin hyrë në qytet, për të shmangur një betejë të përgjakshme, duke vënë në rrezik edhe jetët e civilëve.

Në rezolutën e propozuar nga Franca, anëtarë të Këshillit të Sigurisë dënuan ashpër marrjen e Goma-s nga rebelët dhe i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, të rishohë raportimet se mbështetja e jashtme i ka rritur së tepërmi aftësitë ushtarake të rebelëve.

Ata ndërmorrën gjithashtu sanksione për krerët e grupit të rebelëve M23, teksa po planifikojnë të vënë nën shënjestër më shumë figura qendrore të këtij grupimi, sipas korrespondentit të BBC-së.

Goma është qyteti kryesor me pasuri nëntokësore në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, si dhe kryeqendra e eksportit të mineraleve përtej këtij shteti.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...