Pablo Escobarin ringjallet nga Benicio del Toro – në film?

21 Nëntor 2012 - 10:19      

Aktori, Benicio del Toro është në bisedime për rolin e bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, në trilerin romantik “Paradise Lost”, (Parajsa e Humbur) shkruan portali, "Variety".

Los Angeles, 21 nëntor - Aktori, Benicio del Toro është në bisedime për rolin e bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, në trilerin romantik “Paradise Lost”, (Parajsa e Humbur) shkruan portali, "Variety".

Filmi ndjek një sërfist të ri, Nick-un, i cili shkon për të vizituar të vëllanë e tij në Kaliforni të SHBA-së dhe atje bie në dashuri me një vajzë lokale, Maria.

Romanca e tyre lëviz në një drejtim të papritur kur Nicku takon xhaxhanë e saj, Pablo Escobar.

Skenari i filmit është shkruar nga aktori, Andrea di Stefano, i cili do të debutojë kësaj radhe edhe si regjisor.

Producenti, Dimitri Rassam, tha për këtë portal se Benicio është "një nga aktorët e rrallë, i cili ka karizmin e mjaftueshëm për të luajtur karakteret e tilla si të bosit të drogës, Escobar, që janë simpatik por, edhe të rrezikshëm dhe kërcënues".

Ndërsa xhirimet do të fillojnë në shtetin e Panamasë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...