Australi, kampe përqendrimi për azilantët

21 Nëntor 2012 - 10:16      

Azilantë nga Sri Lanka dhe Irani mbërriti në Papua New Guinea, mëngjesin e së mërkurës. Ata do të jenë të burgosurit e parë në kampin e sapo rihapur në Manus Island.
Australia ka rihapur gjithashtu një kamp përqendrimi në det të hapur, në Nauru, teksa ka rikthyer një politikë të diskutueshme, të cilës i dha fund 4 vite më parë. Qeveria vendosi të rikrijonte kampet në det të hapur në gusht, pas dhënies fund të politikës së njohur “Zgjidhja Paqësore” në 2008-n.

Një aeroplan me 19 Azilantë nga Sri Lanka dhe Irani mbërriti në Papua New Guinea, mëngjesin e së mërkurës. Ata do të jenë të burgosurit e parë në kampin e sapo rihapur në Manus Island.

Australia ka rihapur gjithashtu një kamp përqendrimi në det të hapur, në Nauru, teksa ka rikthyer një politikë të diskutueshme, të cilës i dha fund 4 vite më parë. Qeveria vendosi të rikrijonte kampet në det të hapur në gusht, pas dhënies fund të politikës së njohur “Zgjidhja Paqësore” në 2008-n.

Kjo lëvizje, e rekomanduar nga një panel ekspertësh, erdhi si kundërpërgjigje e rritjes së jashtëzakonshme të numrit të azilkërkuesve, që vijnë me varka. Qeveria shtoi se kampet e përqendrimit synojnë të frenojnë njerëzit për të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme nëpër detet e Australisë.

Disa varka janë mbytur apo kanë rrezikuar të mbyten gjatë muajve të fundit, teksa lundronin nga Indonezia drejt territorit australian, Christmas Island.

Megjithatë, kritikët thonë se kjo politikë është aspak humane dhe ofron mbështetje të pamjaftueshme për të drejtat njerëzorë e ligjore të azilkërkuesve, që mbahen në këto kampe.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...