Çka mbron aspirina kur përdoret çdo të dytën ditë

20 Nëntor 2012 - 18:57      

Aspirina redukton rrezikun nga kanceri i stomakut, por para terapisë këshillohuni me mjekun dhe paralajmërojeni nëse vuani nga ndonjë ulcerë në stomak ose keni probleme me astmën.

Aspirina redukton rrezikun nga kanceri i stomakut, por para terapisë këshillohuni me mjekun dhe paralajmërojeni nëse vuani nga ndonjë ulcerë në stomak ose keni probleme me astmën.

Nëse pini 100 mg aspirinë çdo të dytën ditë, reduktoni rrezikun nga kanceri i stomakut dhe i zorrës së trashë për më shumë se 40 për qind, ka treguar hulumtimi më i ri i Universitetit të Harvardit. Që acidi acetilsalicik ta ketë këtë efekt duhet të merret aspirina ose andoli të paktën pesë vjet. Hulumtimet e mëhershme kanë dëshmuar se si doza ditore e aspirinës redukton dukshëm rrezikun nga kanceri ose përhapja e tumoreve të diagnostikuara, por nuk është ditur nëse vepron njëjtë në trup nëse merret më pak. Edhe pse aspirina konsiderohet gati magjike në mbrojtjen nga sulmi në zemër e tru dhe nga kanceri, ajo mund të shkaktojë gjakrrjedhjen në stomak dhe të thatin. Duke pasur parasysh efektin që ka edhe kur pihet çdo të dytën ditë, ka më pak probabilitet për efekte anësore.

“Njerëzit gjithsesi nuk duhet të fillojnë të pinë vetë aspirinë, sepse efektet anësore, edhe pse rrallë janë fatale, mund të jenë arsye për hospitalizim”, – thotë prof. Nancy Cook, udhëheqëse e hulumtimit.



Nëse jeni në grupin e rrezikut, e rëndësishme është të filloni me kohë. - Nëse dikush nga familja është i sëmurë nga kanceri i zorrës së trashë, duheni të filloni të pini aspirinë pesë vjet para moshës në të cilën i është diagnostikuar kanceri anëtarit tuaj të familjes, këshillon profesor Sir John Burn nga Instituti për mjekësi gjenetike në Universitetin në Newcastle.



Mos e ndërpritni vetë terapinë. - Nëse mjeku ju ka këshilluar konsumimin e rregullt të aspirinës, gjithsesi këshillohuni me të nëse dëshironi ta ndërpritni terapinë. Ndërprerja e papritur e konsumimit të acidit acetilsalicik mund të shkaktojë krijimin e mpiksjeve të gjakut.



Kush është i shëndetshëm, nuk i nevojitet ilaçi. - Shkencëtarët thonë se si ende nuk ka mjaft dëshmi që njerëzit e shëndetshëm duhet të pinë rregullisht aspirinë për preventivë nga kanceri. Dozat e vogla u rekomandohen atyre që janë në grupin e rrezikut për sulm në zemrës ose në tru. Sidoqoftë duhet të këshilloheni me mjekun.



Mjekut duhet t’i tregoni edhe për problemet e tjera shëndetësore. - Para se ta filloni terapinë me aspirinë nën mbikëqyrje mjekësore, gjithsesi paralajmërojeni mjekun nëse vuani nga i thati në stomak ose duodena, nëse jeni alergjikë në aspirinë ose keni astmë ose nëse ju del gjaku lehtë.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Të tjera

E treta, e vërteta

2 Gusht 2015 - 12:07

E mira e qyteteve kufitare

2 Gusht 2015 - 12:05

Ushtria kineze – e korruptuar

2 Gusht 2015 - 12:02

Sulmon policin, arrestohet

2 Gusht 2015 - 11:59

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...