Përurohet jahti i Steve Jobs (Foto)

20 Nëntor 2012 - 18:35      

Një jaht unik në llojin e vet lundroi të martën për herë të parë, pas përfundimit të punës për ndërtimin e tij në një kantier detar në Roterdam, Holandë.

Roterdam, 20 nëntor - Një jaht unik në llojin e vet lundroi të martën për herë të parë, pas përfundimit të punës për ndërtimin e tij në një kantier detar në Roterdam, Holandë.

I quajtur “Venus”, por i pagëzuar gjerësisht “iBoat”, jahti u konceptua dhe u porosit prej babait të “Apple”, Steve Jobs, i ndarë nga jeta një vit më parë, në datën 5 tetor.

Ndonëse Jobs nuk mundi kurrë ta gëzonte, fantazia dhe idetë e tij novatore, të mishëruara në këtë anije, tregojnë edhe një herë për vizionin jashtë të zakonshmes të krijuesit të “iPhone” dhe të gjitha produkteve të tjera “Apple”, transmeton TCH.

Ndërkohë, me një vlerë ndërtimi prej 200 milionë eurosh, “iBoat” hyn në histori si një prej jahteve më të shtrenjtë ndonjëherë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...