Plas sherr në kampin e Chelseat

20 Nëntor 2012 - 18:33      

Chelsea në krizë. Roberto Di Matteo nga altari i Champions-it në pluhurin e tre fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit. Roman Abramovich dëshiron Pep Guardiolën

Londër, 20 nëntor - Chelsea në krizë. Roberto Di Matteo nga altari i Champions-it në pluhurin e tre fitoreve në shtatë ndeshjet e fundit. Roman Abramovich dëshiron Pep Guardiolën, ndërsa në dhomat e zhveshjes kanë nisur përçarjet. Torres dhe David Luiz janë drejt largimit nga “Stamford Bridge” dhe, nëse blutë nuk do të marrin rezultate pozitive kundër Juventusit dhe Cityt, atëherë do të bëjnë kokë turku trajnerin. Është kjo situata në kampin e kampionëve të Evropës në prag të sfidës vendimtare në Torino.

Dhe me tre fitore në shtatë ndeshjet e fundit bosit Abramovich i ka sosur durimi, aq më tepër kur ka mësuar se Pep Guardiola do të ishte shumë i lumtur nëse ai do t’i ofronte të ulej në “Stamford Bridge”. Manjati i naftës nuk është i vetmi i pakënaqur. Peter Cech ishte lojtari që nisi një debat të ashpër në dhomat e zhveshjes pas humbjes 2-1 me Bromwichin. Portieri ishte i zemëruar nga paraqitja e mbrojtjes dhe, siç raporton shtypi britanik, janë dëgjuar fjalë “Gjepura të gjithë e dini”, apo edhe “Ju e quani veten fitues të Champuions League?”. Në debatin mes lojtarëve është përmendur shpesh dhe emri i trajnerit, ndërsa “DailyMail” shton se shënjestra e gardianit çek ka qenë David Luiz. Qendërmbrojtësi brazilian ka dalë më shumë seç duhej nga detyrat taktike të trajnerit. Nuk është çudi që Chelsea hyn në krizë sa herë mungon kapiteni Terry. Pak minuta pas debatit, Di Matteo u shfaq i qetë para gazetarëve por, nëse londinezët nuk japin shenja jete sot kundër kampionëve të Italisë, ai rrezikon më shumë se kurrë që brenda javës të kthehet nga një hero, në një të papunë. Thuhet se dy të sakrifikuarit që do të ulen në stol sot janë Torres dhe David Luiz. Tani mbetet vetëm për ta verifikuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...