Palestina paralajmëron Shqipërinë: Kujdes me deklaratat ‘pro izraelite’

20 Nëntor 2012 - 16:23      

Ambasada e shtetit të Palestinës në Tiranë i është përgjigjur deklaratës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë së katër ditëve më parë, nëpërmjet së cilës institucioni i diplomacisë shqiptare ia hedh përgjegjësinë e sulmeve të fundit izraelite ndaj Gazës palës palestineze.

Tiranë, 20 nëntor - Ambasada e shtetit të Palestinës në Tiranë i është përgjigjur deklaratës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë së katër ditëve më parë, nëpërmjet së cilës institucioni i diplomacisë shqiptare ia hedh përgjegjësinë e sulmeve të fundit izraelite ndaj Gazës palës palestineze.

“Theksojmë se Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara janë në dijeni të plotë dhe e pranojnë faktin se populli palestinez jeton në izolim dhe pushtim të plotë nga Izraeli, si rrjedhojë populli palestinez, sipas ligjeve ndërkombëtare, ka të drejtë të përdorë të gjitha mjetet për t'u vetëmbrojtur, për të fituar lirinë dhe pavarësinë, që të jetojë me dinjitet si çdo popull tjetër në botë. Si pasojë e pushtimit dhe agresionit izraelit ndaj popullsisë së rrethuar të Gazës, më shumë se 100 persona kanë rënë viktimë, shumica e tyre gra, fëmije dhe të moshuar. Nga këto sulme mbetën të vrarë 10 persona nga e njëjta familje "al-dalu" në Gaza dhe deri në këto momente të përgjigjes janë më shumë se 915 të plagosur”, thuhet në qëndrimin e palës palestineze.

Në këtë kuadër shtohet se nuk është konstatuar më parë asnjë deklaratë e cila bën përgjegjëse palën izraelite për zgjerimin e territoreve të saj siç bëri Europa dhe SH.B.A-ja, apo për sulmet e armatosura izraelite ndaj popullsisë palestineze, djegur fshatra, kisha, xhamia, apo duke vrarë dhe dëbuar banoret e qytetit të Jeruzalemit, apo duke mbajtur të izoluar qytetit të Gazës për disa vite me radhe.

Ambasada palestineze thekson se të gjitha këto konsiderohen krime, dhe Izraeli duhet të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Rënda, megjithëse Palestina ka kërkuar nga Izraeli më shumë se disa herë që të ndalohet pushtimi duke respektuar ligjet ndërkombëtare.

Ambasada Palestineze në Shqipëri, gjithashtu shfrytëzon rastin ti drejtohet popullit mik shqiptar, kudo që ndodhet, për t'i uruar përzemërsisht Gëzuar 100 Vjetorin e Pavarësisë, lumturi dhe zhvillim kurdoherë!

Njëkohësisht theksohet se edhe populli palestinez ka të drejtë të festojë pavarësinë e tij dhe për ta arritur këtë ka shumë nevojë për mbështetjen e njerëzve të lirë në botë.

Deklarata e MPJ-së për rritjen e tensioneve në Rripin e Gazës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e tensionuar në jug të Shtetit të Izraelit dhe në Rripin e Gazës, ku si pasojë e goditjes me raketa nga ana e lëvizjes terroriste Hamas në brendësi të territorit të Shtetit të Izraelit, si dhe kundërpërgjigjes izraelite, kanë humbur jetën civilë të pafajshëm nga të dyja palët, mes të cilëve fëmijë dhe gra.

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmet raketore të Hamasit dhe fraksionieve të tij kundrejt Shtetit të Izraelit dhe bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe për rivendosjen e paqes. Njëkohësisht, kërkojmë nga palët të ndërmarrin veprimet e duhura për uljen e tensioneve dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare me qëllimin për të shmangur çdo cenim të sigurisë të jetës së civilëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...