Fatmir Limaj, i akuzuar për shtatë vepra kriminale

17 Nëntor 2012 - 08:48      

Deputeti Fatmir Limaj thoshte se mezi po e pret ditën kur do t’i ngrihet aktakuza për korrupsion, për të zbuluar “montimet kundër tij”. Kjo ditë i ka ardhur të premten.
Prokurori i EULEX-it, Johanes Picker, ka ngritur aktakuzë kundër tij për disa vepra të rënda penale, duke përfshirë krimin e organizuar që ka të bëjë me punën e tij si ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit.

Prishtinë, 17 nëntor - Deputeti Fatmir Limaj thoshte se mezi po e pret ditën kur do t’i ngrihet aktakuza për korrupsion, për të zbuluar “montimet kundër tij”. Kjo ditë i ka ardhur të premten.

Prokurori i EULEX-it, Johanes Picker, ka ngritur aktakuzë kundër tij për disa vepra të rënda penale, duke përfshirë krimin e organizuar që ka të bëjë me punën e tij si ministër i Transportit dhe i Telekomunikacionit. Në aktakuzë për vepra të ndryshme ngarkohen edhe vëllezërit e tij, Demir e Florim Limaj, ish-shefi i kabinetit të Limajt, Endrit Shala, shefi i prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, punëtori i teknologjisë informative në këtë ministri, Gani Zukaj, dhe pronari i kompanisë për ndërtimin e rrugëve, Florim Zuka, nga Gjilani.

Dëmi që besohet se i është shkaktuar shtetit si pasojë e veprimeve të tyre kriminale është mbi 2 milionë euro. Tre tenderë për ndërtim rrugësh besohet se janë dhënë në mënyrë kriminale dhe janë përfituar në këtë mënyrë nga Florim Zuka dhe ndërmarrja e tij “Tali”.

Ai është njëri ndër financuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetar i së cilës është Fatmir Limaj. Limaj po dyshohet se me veprimet e tij në bashkëpunim me vëllezërit ka shpërlarë edhe para. Shuma e këtyre parave dyshohet se është mbi një milion euro.

Më gjerësisht rreth këtyre aktakuzave lexoni sot në “Koha Ditore” 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...