Basketboll, Trepça zyrtarizon përforcimet

16 Nëntor 2012 - 09:31      

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, ka zyrtarizuar të enjten përforcimet e saj. Trepça ka regjistruar në FBK amerikanët Dennis Mims e Jerome Lagrange, ndërsa i ka çregjistruar kanadezët Keaton Cole e Paul Campbell. Mims të enjten arriti në Mitrovicë, ndërsa Lagrange pritet të arrijë të premten (sot). Ata do të debutojnë të dielën në ndeshje me Kosovën e Vushtrrisë. Qendra Mims (205 cm) ka bërë karrierë edhe në Euroligë për skuadrën turke Beshiktash. 32-vjeçari së fund

Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Trepça, ka zyrtarizuar të enjten përforcimet e saj. Trepça ka regjistruar në FBK amerikanët Dennis Mims e Jerome Lagrange, ndërsa i ka çregjistruar kanadezët Keaton Cole e Paul Campbell. Mims të enjten arriti në Mitrovicë, ndërsa Lagrange pritet të arrijë të premten (sot). Ata do të debutojnë të dielën në ndeshje me Kosovën e Vushtrrisë. Qendra Mims (205 cm) ka bërë karrierë edhe në Euroligë për skuadrën turke Beshiktash. 32-vjeçari së fundi luajti për skuadrën gjermane Duesseldorf, ndërsa karrierë ka bërë edhe në disa skuadra të tjera të Turqisë si edhe në Kinë e Jemen. Lagrange 34-vjeçar është fundor (190 cm), ndërsa së fundi luajti në Rumani për skuadrën Mobitel. Karrierë ka bërë edhe në Hungari, Bosnjë e Serbi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...