McQoppa i këndon “100 Vjetori” të Shqipërisë (video)

14 Nëntor 2012 - 10:10      

Reperi shqiptar, McQoppa, pas suksesit të madh me singlen “Emine- m” dhe në veçanti, me superhitin “Qopp Sexy” së fundi ka publikuar edhe videkëngën e re.
McQoppa, i cili në të vërtetë quhet Elvis Qollapeku, për adhuruesit e tij, në vigjiljen e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka sjell videokëngën “100 Vjetori”, që i përkushtohet pikërisht këtij viti jubilar.

Prizren, 14 nëntor - Reperi shqiptar, McQoppa, pas suksesit të madh me singlen “Emine- m” dhe në veçanti, me superhitin “Qopp Sexy” së fundi ka publikuar edhe videkëngën e re.

McQoppa, i cili në të vërtetë quhet Elvis Qollapeku, për adhuruesit e tij, në vigjiljen e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka sjell videokëngën “100 Vjetori”, që i përkushtohet pikërisht këtij viti jubilar.

Reperi prizrenas, tekstin e së cilës këngë e ka shkruar vetë, ka bashkëpunuar me vogëlushen, Kaltrina Delija.

Videon e këngës të cilën e ka realizuar “BIGGYIMAGE”, siç mund të shihet është xhiruar në shtëpinë e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kështu edhe reperi 29-vjeçar , i cili është bërë i famshëm në saje të pjesëmarrjes në reality show “Shpija e Kosovës 2”, iu ka bashkuar një numri të madh të këngëtarëve shqiptar, që kanë ‘bërë’ këngë për 100 vjetorin e shtetit amë.


comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...