CIA: Rritja ekonomike në Shqipëri 2 %

13 Nëntor 2012 - 13:58      

Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike prej 2 përqind në 2011, ndërsa të ardhurat për frymë janë rritur. Ka qenë ky përfundimi i një raporti të Shërbimit Amerikan të Inteligjencës, CIA-s, për Shqipërinë. Sipas këtij raporti të ardhurat për frymë në vitin 2010 kanë qenë 7700 dollarë, dhe një vit më pas 7800 dollarë. Në rifreskimin e të dhënave të saj, CIA bën të ditur se rritja ekonomike është më e madhe se ajo që është deklaruar dhe kjo për faktin se ekonomia informale në ven

Tiranë, 13 nëntor - Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike prej 2 përqind në 2011, ndërsa të ardhurat për frymë janë rritur. Ka qenë ky përfundimi i një raporti të Shërbimit Amerikan të Inteligjencës, CIA-s, për Shqipërinë. Sipas këtij raporti të ardhurat për frymë në vitin 2010 kanë qenë 7700 dollarë, dhe një vit më pas 7800 dollarë. Në rifreskimin e të dhënave të saj, CIA bën të ditur se rritja ekonomike është më e madhe se ajo që është deklaruar dhe kjo për faktin se ekonomia informale në vendin tonë, sipas saj, është 50 për qind e totalit.

Raporti bën të ditur se ekonomia është furnizuar ndjeshëm nga të ardhurat e emigrantëve, të cilat zënë 8 për qind të GDP-së, duke ndihmuar në frenimin e thellimit të deficitit tregtar. "Shqipëria ka pësuar rritje të borxhit publik në kufijtë e limitit 60 për qind. Ndërkohë që lidhja ekonomike me Greqinë e Italinë, vende të përfshira tashmë në krizë, ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit", thuhet në raport.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...