Uniteti faktorizon shqiptarët në shumë komuna të Maqedonisë

12 Nëntor 2012 - 13:49      

Në rast të një uniteti ndërmjet partive shqiptare në Maqedoni, shqiptarët mund të fitojnë dhe të jenë faktor me ndikim në shumë komuna. Sipas një analize të agjencisë së lajmeve INA dhe organizatës OBRIE, shqiptarët në rast të unitetit dhe konkurrimit në zgjedhje me një listë zgjedhore për këshilltarë dhe një kandidat për kryetar komune, mund të arrihet fitore edhe në disa komuna tjera. Bashkimi i partive politike përmes kësaj formule do të arrinte fitore edhe në komuna tjera përveç Tetovës, Gostivarit, Strugës, Çairit dhe komuna tjera rurale.
Në bazë të përqindjes së po

Shkup, 12 nëntor - Në rast të një uniteti ndërmjet partive shqiptare në Maqedoni, shqiptarët mund të fitojnë dhe të jenë faktor me ndikim në shumë komuna. Sipas një analize të agjencisë së lajmeve INA dhe organizatës OBRIE, shqiptarët në rast të unitetit dhe konkurrimit në zgjedhje me një listë zgjedhore për këshilltarë dhe një kandidat për kryetar komune, mund të arrihet fitore edhe në disa komuna tjera. Bashkimi i partive politike përmes kësaj formule do të arrinte fitore edhe në komuna tjera përveç Tetovës, Gostivarit, Strugës, Çairit dhe komuna tjera rurale.

Në bazë të përqindjes së popullsisë në disa komuna, ku shqiptarët përbëjnë prej 20 deri 30 për qind të popullsisë, fitore e rëndësishme dhe pozicionim të fuqishëm partitë shqiptare bashkërisht mund të kenë në  Shkup, Kërçovë, Kumanovë, Butel, Zelenikovë, Gazi Babë, Dollnen, Çashkë dhe disa komuna tjera. Uniteti i partive mund të sjellë rezultate më të mira duke shtuar numrin e këshilltarëve edhe në komunat e Manastirit, Velesit, Ohrit, etj. 

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar një unitet ndërmjet partive shqiptare, duke mos saktësuar se ky koalicionim do të vlejë sipas kësaj formule.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...