Sukses ndërkombëtar i Statistikave të Kosovës

10 Nëntor 2012 - 18:50      

Harta e Kosovës është zgjedhur si harta e muajit nga Forumi Evropian për Gjeostatistika. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e përfaqësuar nga stafi i hartografisë, mori pjesë në Takimin e rregullt vjetor të organizuar nga Forumi Evropian për GjeoStatistika (EFGS) dhe Eurostati, transmeton RTK. Ky takim u mbajt në Pragë të Çekisë.

Prishtinë, 10 nëntor - Harta e Kosovës është zgjedhur si harta e muajit nga Forumi Evropian për Gjeostatistika. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e përfaqësuar nga stafi i hartografisë, mori pjesë në Takimin e rregullt vjetor të organizuar nga Forumi Evropian për GjeoStatistika (EFGS) dhe Eurostati, transmeton RTK. Ky takim u mbajt në Pragë të Çekisë.

 “EFGS ka filluar si bashkëpunim ndërmjet Instituteve Kombëtare të Statistikave (NSIs) në vendet nordike në vitin 1998, për përdorimin e Sistemeve Informatike Gjeografike (GIS) dhe statistikave. Tani në EFGS janë anëtarët e 32 vendeve evropiane, të cilët kanë rregullisht konferenca dhe takime vjetore. Ndërkaq, Komiteti Drejtues përbëhet nga persona të NSIs që marrin pjesë në projektin ESSnet GEOSTAT 1A – që paraqet të dhënat e regjistrimit të popullsisë në një rrjet evropian (modeli Grid), financuar nga Eurostati”, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në këtë takim, përfaqësuesit e ASK-së prezantuan hartën dhe raportin për shtrirjen e popullsisë sipas modelit Grid për km² në Republikën e Kosovës, bazuar në të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë 2011.

Duke u bazuar në modelin e ndërtimit të të dhënave në GIS dhe vizualizimin në përgjithësi, EFGS përzgjodhi hartën e Kosovës si Hartë të Muajit.

EFGS synon të jetë një forum global dhe organizatë ombrellë për Konferencën e vitit 2014 në Brazil.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...