Viti, 100 kubikë dru për familjet skamnore

10 Nëntor 2012 - 11:53      

Nga rreth 300 metra kub dru që Ekonomia e pyjeve në Viti i ka konfiskuar nga transportuesit apo prerësit ilegalë, 100 metra kub do t`iu shpërndahen familjeve që janë në gjendje të rëndë sociale. Selman Selmani, zyrtar në Ekonominë e pyjeve, ka thënë se në bazë të ligjit dhe udhëzimeve tjera, kompania në bashkëpunim me Komunën, një pjesë të sasisë së druve të konfiskuara nga prerësit ilegalë të pyjeve do t’i nxjerrë në tender për shitje, kurse një të tretën e kësaj sasie do ta shpërndajë për familjet skamnore, njofton Koha Ditore.

Viti, 10 nëntor – Nga rreth 300 metra kub dru që Ekonomia e pyjeve në Viti i ka konfiskuar nga transportuesit apo prerësit ilegalë, 100 metra kub do t`iu shpërndahen familjeve që janë në gjendje të rëndë sociale. Selman Selmani, zyrtar në Ekonominë e pyjeve, ka thënë se në bazë të ligjit dhe udhëzimeve tjera, kompania në bashkëpunim me Komunën, një pjesë të sasisë së druve të konfiskuara nga prerësit ilegalë të pyjeve do t’i nxjerrë në tender për shitje, kurse një të tretën e kësaj sasie do ta shpërndajë për familjet skamnore, njofton Koha Ditore.Xhevat Haziri, drejtor komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie, është shprehur se kjo drejtori në bazë të skemës sociale tani më është duke hartuar listën e përfituesve të kësaj ndihme “.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...