Data 23 qershor 2013 afër dekretimit për zgjedhje në Shqipëri

5 Nëntor 2012 - 14:02      

Dita e 23 qershorit të viti të ardhshëm sipas gjasave do të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend. Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka nisur paraditen e sotme takimet me krerët e grupeve parlamentare për një konsensus për datën e zgjedhjeve.

Tiranë, 5 nëntor – Dita e 23 qershorit të viti të ardhshëm  sipas gjasave do të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend. Kreu i Shtetit Bujar Nishani ka nisur paraditen e sotme takimet  me krerët e grupeve parlamentare për një konsensus për datën e zgjedhjeve. Pas takimit me Astrit Patozin, kreun e grupit parlamentar të PD-së, ky i fundit nuk ka dhënë asnjë datë për zgjedhjet. I pyetur nga Albanian Screen, Patozi tha se OSBE ka kërkuar që të mos jetë data e fundit, ajo e 30 qershorit, për shkak se e ka të vështirë të sjellë vëzhguesit e vet. Patozi tha se PD është pro 23 qershorit, por megjithatë është në dorë të kreut të shtetit të vendosë.

Menjëherë më pas, Nishani është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar caktimin e datës 23 qershor për zgjedhjet e ardhshme dhe njësoj me të më pas edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Lefter Koka, ka kërkuar të njëjtën datë. Nisur prej orës 13:00 deri në orën 15:00 do të vijojë takimet me krerët e grupeve Partisë Republikane, Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Kodi zgjedhor parashikon dy periudha për zhvillimin e zgjedhjeve, mars-qershor dhe shtator-nëntor. Legjislatura aktuale ka nisur më 6 shtator të vitit 2009 dhe 6 shtator i vitit 2013 është dita e mbarimit të mandatit të Kuvendit. Rrjedhimisht, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në periudhën 15 mars- 30 qershor. Duke iu referuar dispozitës sipas së cilës zgjedhjet zhvillohen në dy të dielat e fundit brenda 30 qershorit dy variantet e vetme janë 23 qershori dhe 30 qershori. Sipas Kodit, presidenti duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...