Njeriu që ka borxh mbi 6 miliardë dollarë

3 Nëntor 2012 - 16:47      

Jeni pyetur ndonjëherë se kush është njeriu me më së shumti borxhe në botë. Nëse po, atëherë përgjigja është – ish-brokeri Jérôme Kerviel, i cili ka borxh marramendës prej gjashtë miliardë dollarëve, përkatësisht 4.9 miliardë euro.

Paris, 3 nëntor – Jeni pyetur ndonjëherë se kush është njeriu me më së shumti borxhe në botë. Nëse po, atëherë përgjigja është – ish-brokeri Jérôme Kerviel, i cili ka borxh marramendës prej gjashtë miliardë dollarëve, përkatësisht 4.9 miliardë euro. Kjo është shuma që i ka kushtuar atij për mashtrimin që ia ka bërë bankës franceze Société Générale, kurse shumën duhet ta paguajë pasi të vuajë burgun në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, shkruan qz.com.

Ai është dënuar me tre vjet burg dhe dy të tjerë me kusht. Ai është ankuar, por ankesa i është refuzuar dhe është vendosur që ai duhet të kthejë tërë shumën e 4.9 miliardë eurove.

Tregtimi ti ka qenë një prej mashtrimeve më të mëdha në historinë e afarizmit bankar. Është dënuar për keqpërdorim të besimit, mashtrim dhe futje të të dhënave të falsifikuara në sistemin informativ të bankës. Aktgjykimi është nxjerrë në vitin 2010, por ankesa e ka shtyrë burgun deri para disa ditësh, kur ajo iu refuzua. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...