Çka duhet të hani dhe çka të shmangni kundër gjëndrave tiroide

26 Tetor 2012 - 19:30      

Nëse keni probleme më gjëndrat tiroide, mos harroni që funksioni i tyre mund të ndryshojë vazhdimisht dhe prandaj duhet t’i kontrolloni të paktën çdo gjashtë muaj. Përveç ilaçeve të përshkruara, bëni kujdes edhe në ushqimin e mirë.

Nëse keni probleme më gjëndrat tiroide, mos harroni që funksioni i tyre mund të ndryshojë vazhdimisht dhe prandaj duhet t’i kontrolloni të paktën çdo gjashtë muaj. Përveç ilaçeve të përshkruara, bëni kujdes edhe në ushqimin e mirë.

Çdo organizëm është specifik, prandaj më së miri është të zbuloni nevojat e organizmit tuaj dhe të keni parasysh që edhe ato mund të ndryshojnë me kohë. Megjithatë, ka ushqime që mund të rekomandohen – para së gjithash - pemët, perimet, peshku dhe bimët bishtajore.

Ushqimet e dobishme për funksionimin e tiroideve: karota, spinaqi, kajsitë, shpargu, vaji i ullirit, avokado, farat e lulediellit, drithërat e papërpunuara, bananet, vaji i peshkut. Përfshini këto ushqime në shujtat tuaja.

Ushqimet, konsumi i të cilave duhet të reduktohet për shkak të mundësisë së pengimit të absorbimit të jodit: lakra, brokoli, mustarda, fasulet, farat e lirit, patatja e ëmbël, kikiriku dhe produktet nga soja. Kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve në dy deri tri herë në javë, por nuk keni nevojë t’i përjashtoni tërësisht.

Shmangni stimulantët: Shmangni pijet e pasura me kafeinë (kafe, Coca-Cola, disa çaje); shmangni stimulantët siç janë duhani dhe alkooli, sepse ata po ashtu ndikojnë në funksionimin e gjëndrës tiroide.

Rriteni konsumin e fibrave ushqyese. - Individët me hipotireozë janë të prirë ndaj tretjes më të dobët dhe kapsllëkut. Ushqimi i pasur me fibra (rreth 30 gramë në ditë) përmirëson tretjen dhe rrit ngopjen. Ushqimet e pasura me fibra janë pemët, perimet dhe drithërat e plota.

Rriteni konsumin e ujit. - Puna e dobët e gjëndrës tiroide ndikon direkt në metabolizëm, andaj konsumi i ujit është i domosdoshëm. Më së paku 8 deri 12 gota ujë në ditë janë të nevojshme për forcimin e proceseve metabolike.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...