Sondazhet: Millo Gjukanoviq i fiton edhe zgjedhjet e së dielës

13 Tetor 2012 - 14:59      

Në mesnatën e së premtes dhe së shtunës, në Malin e Zi përfundoi fushata elektorale për zgjedhjet e reja parlamentare, përmes të cilave koalicioni i qendrës së majtë në pushtet po përpiqet të rimarrë një mandat të ri katërvjeçar, për të zhvilluar më mirë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE, të hapura në qershor të këtij viti.

Podgoricë, 13 tetor – Në mesnatën e së premtes dhe së shtunës, në Malin e Zi përfundoi  fushata elektorale për zgjedhjet e reja parlamentare, përmes të cilave koalicioni i qendrës së majtë në pushtet po përpiqet të rimarrë një mandat të ri katërvjeçar, për të zhvilluar më mirë negociatat për anëtarësimin e vendit në BE, të hapura në qershor të këtij viti.

Sondazhet përputhen në dhënien e kryesimit dhe shprehen për një sukses të dukshëm të koalicionit “Për Malin e Zi Evropian”, të formuar nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e ish-kryeministrit dhe “figurës së hekurt” Millo Gjukanoviq, nga Partia Socialdemokrate (SDP) e Ranko Krivokapiq, dhe nga Partia Liberale (LP) e Andrija Popoviq, raporton BW.

Parashikimet i japin këtij fronti qeverisës mbi 47 për qind të votave.

Ndërkohë, opozita përfshin një koalicion të ri të dominuar nga “Fronti Demokrat” (DF), që kryesohet nga diplomati i njohur, ish-ministër i Jashtëm, Miodrag Lekiq, duket që mbetet shumë pas koalicionit qeveritar, sepse sondazhet tregojnë se mund të arrijë të fitojë vetëm 18 për qind të votave.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...