Linjë e re e prodhimit të qumështit në Eurolona

4 Tetor 2012 - 17:29      

Qumështorja “Eurolona” nga fshati Miradi e Epërme e Fushë Kosovës, ka përuruar sot linjat e reja të prodhimit të qumështit, që do të avancojmë edhe më shumë standardin e prodhimeve të saj.

Prishtinë, 4 tetor - Qumështorja “Eurolona” nga fshati Miradi e Epërme e Fushë Kosovës, ka përuruar sot linjat e reja të prodhimit të qumështit, që do të avancojmë edhe më shumë standardin e prodhimeve të saj. Me rastin e përurimit të linjave të reja, ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci tha se investimet, që po bëhen në bashkëfinancim me Komisionin Evropian, po ndihmojnë në gjenerimin e vendeve të reja të punës, në shtimin e të ardhurave për fermerë dhe çdoherë e më shumë po bëjnë edhe zëvendësimin e prodhimeve të importit me ato vendore. “Konkretisht sektorin e qumështit e kemi përkrahur edhe përmes subvencioneve, që kanë shënuar rritje nga 30 në 50 euro për krerë të lopëve qumështore, ku kemi dyfishim të subvencioneve dhe numër më të madh të krerëve të bagëtisë. Edhe vitin e ardhshëm ky sektor do të jetë njëri nga sektorët që do të përkrahet më së shumti, sepse me investimet e bëra vlerësohet se kemi rritur për 20 për qind fondin e bagëtisë, kemi rritur për rreth 80 mijë tonë prodhimtarinë e qumështit dhe kemi krijuar 1 079 vende të reja të punës vetëm në këtë sektor”, tha  Stavileci.Ndërkaq, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha se me politikat e saj Qeveria po kontribuon çdo ditë e më shumë në avancimin e kompanive kosovare, në ngritjen e prodhimtarisë së tyre dhe mbi të gjitha në rritjen e vlerës së prodhimeve vendore. “Qeveria e Kosovës, me politikat e saj aktuale, çdo ditë e më shumë po e vendos në fokus prodhimtarinë vendore dhe për këtë flet më së miri edhe vendimi i fundit i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, përmes të cilit institucionet do t’ju japin prioritet kompanive kosovare dhe Eurolona është njëra prej kompanive, e cila do të përfitojë gjithashtu nga kjo mundësi”, tha Kusari-Lila.

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Christof Stock tha se përmes implementimit të këtij projekti dhe shumë projekteve të tjera, “ne kemi arritur që të përmbushim standardet e BE-së dhe përmbushja e këtyre standardeve është një nga parakushtet që këto produkte të eksportohen në tregjet e BE-së”.

Vlera e projektit për krijimin e linjave të reja në qumështoren ”Eurolona”, sipas pronarit të saj Milazim Berisha, arrin vlerën e 565 mijë eurove, ku 74 për qind e investimit është mbështetur nga KE-ja. “Ky investim ka mundësuar që qumështorja t‘i rrisë kapacitetet e grumbullimit, deponomit dhe përpunimit të qumështit për rreth 490 m²”, tha Berisha.

Përfitues të granteve dhe subvencioneve në komunën e Fushë Kosovës janë edhe 447 fermerë, në vlerë prej mbi 240 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.











 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...