Krimi në Shqipëri frikëson të huajt

3 Tetor 2012 - 21:24      

Shefi i sigurisë i stafit të OKB-së në Tiranë, me anë të një e-maili drejtuar personave përgjegjës në agjencitë e Kombeve të Bashkuara, por edhe atyre të institucioneve të tjera ndërkombëtare, si Banka Botërore, ka paralajmëruar që ata të këshillojnë stafin që të ketë kujdes në kryeqytetin shqiptar, duke e konsideruar një mjedis të pasigurt.

Tiranë, 3 tetor - Shefi i sigurisë i stafit të OKB-së në Tiranë, me anë të një e-maili drejtuar personave përgjegjës në agjencitë e Kombeve të Bashkuara, por edhe atyre të institucioneve të tjera ndërkombëtare, si Banka Botërore, ka paralajmëruar që ata të këshillojnë stafin që të ketë kujdes në kryeqytetin shqiptar, duke e konsideruar një mjedis të pasigurt.

Zoltan Biro, në e-mailin e tij paralajmërues sjell në vëmendje rastin e fundit, kur një punonjëse e UNDP-së u grabit në rrugën 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Punonjësja nga stafi i UNDP-së u sulmua nga një 14-vjeçar, i cili i mori çantën me forcë dhe u largua.

Në porosi thuhet se “rrëmbimet dhe vjedhjet në rruge janë shtuar dhe ky nuk është incidenti i parë që i bëhet stafit të OKB-së. Djem të rinj me biçikleta apo që ecin në rrugë venë në shënjestër gratë, i vjedhin çantat apo bizhuteritë. Por, kur viktimat rezistojnë, ata përdorin thika apo pistoleta për t'i kërcënuar dhe në shumë raste janë plagosur”, raporton TCH.

Kreu i sigurisë i kërkon stafit që të mos bëjnë rezistencë sepse mund të plagosen. Mes këshillave, Biro thotë që punonjësit të mos mbajnë sende me vlerë apo para kesh më shumë se nevojat ditore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...