Nikoliq në OKB: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën

25 Shtator 2012 - 19:05      

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka propozuar bisedime direkte të nivelit më të lartë politik, si mundësi për arritjen e paqes së qëndrueshme mes shqiptarëve e serbëve. Por, e gjitha kjo, pa negociuar për pavarësinë e Kosovës, për të cilën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka thënë se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë. Para përfaqësuesve të 193 shteteve, presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shteti i tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e Kosovës.

New - York, 25 shtator - Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka propozuar bisedime direkte të nivelit më të lartë politik, si mundësi për arritjen e paqes së qëndrueshme mes shqiptarëve e serbëve. Por, e gjitha kjo, pa negociuar për pavarësinë e Kosovës, për të cilën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka thënë se Serbia nuk do ta njohë asnjëherë.
Para përfaqësuesve të 193 shteteve, presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shteti i tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
Në adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Nikoliq ka thënë se pavarësia e njëanshme e Kosovës paraqet rrezik për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, e gjithashtu është precedent për vendet e rajonit.
 “Në të njëjtën kohë më lejoni të jem i qartë. Serbia nuk është e gatshme, në asnjë mënyrë, eksplicite apo implicite, të njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës”. Ka thënë ai, trasneton KTV.
Ai ka thënë se Serbia është e përkushtuar të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të serbëve e shqiptarëve, por asnjëherë të negociojë për pavarësinë e Kosovës.
Për këtë ka propozuar bisedime direkte politike në mes të dy vendeve.
 “Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë bisedimet, duke u bazuar gjithmonë në faktin që të vazhdohet me dinamikën e integrimeve evropianë të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të sigurohet një prosperitet e stabilitet afatgjatë për rajonin. Serbia ofron propozim konkret – negociata direkte në nivelin më të lartë politik”, ka thënë Nikoliq .
Ai madje i ka quajtur marrëveshjet si ‘listë dëshirash’ për palën kosovare, e koncesione për atë serbe.
Nikoliq ka thënë se ai nuk mund t’iu kërkojë qytetarëve të tij të zgjedhin ndërmjet Kosovës e Bashkimit Evropian.
Nikoliq nuk ka lënë pa përmendur raportin e Dick Martyt, për të cilin edhe një herë ka kërkuar që të fillojë një hetim.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...