Klopp: Maratona e fitoreve nis me Frankfurtin

25 Shtator 2012 - 18:30      

Vitin e kaluar, Borussia Dortmundi u mund për të fundit herë në javën e gjashtë kundër Hannoverit dhe prej asaj dite, ata pësuan disfatën e dytë pas 369 ditëve, saktësisht kundër Hamburgut në javën e katërt të këtij sezoni. Teksa trajneri, Jurgen Klopp kritikoi lojtarët e tij për angazhim dhe mosrealizim të planit ndaj Hamburgut, në prag të sfidës kundër Frankfurtit, ai deklaron se për Dortmundin këtu nis sezoni, edhe pse Bayern Munich ndodhet pesë pikë para. “Seria e pathyeshmërisë pë

Dortmund 25 shtator - Vitin e kaluar, Borussia Dortmundi u mund për të fundit herë në javën e gjashtë kundër Hannoverit dhe prej asaj dite, ata pësuan disfatën e dytë pas 369 ditëve, saktësisht kundër Hamburgut në javën e katërt të këtij sezoni. Teksa trajneri, Jurgen Klopp kritikoi lojtarët e tij për angazhim dhe mosrealizim të planit ndaj Hamburgut, në prag të sfidës kundër Frankfurtit, ai deklaron se për Dortmundin këtu nis sezoni, edhe pse Bayern Munich ndodhet pesë pikë para. “Seria e pathyeshmërisë për ne përfundoi tashmë, por teorikisht kemi shansin të nisim një fillim të ri. Personalisht nuk kam stërvitur kurrë një skuadër që kualitetin maksimal e shpalos në pesë javët e para të kampionatit. Aftësitë dhe energjitë tona janë të ndara në mënyrë sistematike. Nëse doni argumente, atëherë mund të bazoheni te sezoni i kaluar, kur skuadra nuk e nisi kënaqshëm, duke qëndruar në distancë nga Bayerni, por në fund e patë rezultatin historik të skuadrës”, deklaroi Klopp, duke shtuar për ndeshjen e radhës tha “Fakti që luajmë kundër vendit të dytë,do të thotë që për ne rritet motivimi dhe përqendrimi. Frankfurti nuk ka shfaqur dobësi në fushë, por ne presim që t’i zbulojmë pikat e dobëta dhe t’i ndëshkojmë. Frankfurti e ka nisur mbarë rikthimin në Bundesligë,, madje kanë përforcuar siç duhet ekipin. Kam një parandjenjë se lojtarët do reflektojnë siç duhet për t’i dhënë përgjigjen e duhur kritikëve tanë”, përfundoi trajneri i Dortmundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...