Interi humb, Moratti: Kemi super ekip

25 Shtator 2012 - 18:27      

Pas humbjes në kampionat përballë Sienës, presidenti i Interit, Massimo Moratti, është rikthyer të flasë për momentin e keq që po kalojnë zikaltërit në këtë fillim sezoni, por edhe për krizën e rezultateve që ka përfshirë skuadrën tjetër të Milanos, kushërinjtë e Milanit. Lidhur me këto, Moratti ka thënë “Sigurisht që humbjet përjetohen me keqardhje, por tani duhet të shpresojmë që rezultatet e mira do të rikthehen shumë shpejt, në mënyrë që edhe skuadra të arrijë të fitojë besimin në vetvete”.

Milano, 25 shtator - Pas humbjes në kampionat përballë Sienës, presidenti i Interit, Massimo Moratti, është rikthyer të flasë për momentin e keq që po kalojnë zikaltërit në këtë fillim sezoni, por edhe për krizën e rezultateve që ka përfshirë skuadrën tjetër të Milanos, kushërinjtë e Milanit. Lidhur me këto, Moratti ka thënë “Sigurisht që humbjet përjetohen me keqardhje, por tani duhet të shpresojmë që rezultatet e mira do të rikthehen shumë shpejt, në mënyrë që edhe skuadra të arrijë të fitojë besimin në vetvete”. “Trajneri Stramaccioni, pas përfundimit të takimit ndaj Sienës, nuk kishte rënë në pesimizëm, po ju?”, është pyetur numri një i zikaltërve: “Po, kemi bërë ndeshjen që duhet të bënim. Ashtu siç bëri nga ana e saj edhe Siena. Ndërsa më pas, po nuk arrite te fitorja, interpretimi i takimit është i ndryshëm”, thotë presidenti, i cili për krizën e dy skuadrave milaneze shtoi “Në Milano nuk kemi më një super skuadër. Milani ka shitur lojtarë të rëndësishëm në këtë sezon, ndërsa ne po fusim në skuadër lojtarë të rinj në mënyrë graduale, sigurisht nuk kemi më një super skuadër, si ne, ashtu edhe Milani, edhe pse shpresojmë që do të vijnë rezultate të mira. Për fat të keq ka ardhur një kohë kur skuadrat tona nuk janë më në gjendje të blejnë një lojtar, i cili kushtin 20 milionë euro”. Ndërsa duke u rikthyer te ndeshjet e radhës, ku trajneri, Andrea Stramaccioni po projekton një formacion me tre mbrojtës, një taktikë kjo e përdorur shpeshherë nga ish-trajneri Gasperini, Moratti ka deklaruar “Kjo është një zgjedhje e cila i takon trajnerit, që merr vesh më shumë se unë. Stramaccioni nuk do të ketë ndërhyrje dhe as presion për zgjedhjet që bën, por ai do të ketë përgjegjësinë për vendimet që merr në punën e tij”, përfundoi Massimo Moratti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...