Mbrojtësi ‘më i mirë’ në botë është një doktor në Brazil (video)

25 Shtator 2012 - 11:42      

Fushat e futbollit në Brazil janë shpesh skena të momenteve të madhërishme dhe spektakleve të mëdha, por edhe e skenave të pazakonta.
Ekipi Ponte Pore, i ligës së tretë braziliane udhëhiqte me rezultat 1:0 kundër Cox-it, lojtarët e të cilit vazhdimisht sulmonin në përfundim të ndeshjes.

Rio de Janiero, 25 shtator - Fushat e futbollit në Brazil janë shpesh skena të momenteve të madhërishme dhe spektakleve të mëdha, por edhe e skenave të pazakonta.

Ekipi Ponte Pore, i ligës së tretë braziliane udhëhiqte me rezultat 1:0 kundër Cox-it, lojtarët e të cilit vazhdimisht sulmonin në përfundim të ndeshjes.

Gjatë një sulmi në anën e majtë dhe të rastit për gol, papritmas u shfaq mjeku i klubit të Ponte Pores, i cili bëri ‘detyrën’ e një super mbrojtësi, pasi ia hoqi topin nga këmbët sulmuesit të Coxit, i cili ishte ballëpërballë me portierin e Pores dhe me këtë reagim, mjeku evitoi rrezikun para portës së ekipit të tij.

Porta u mbrojt, por lojtarët e të dy klubeve edhe vetë pyesnin se çfarë ndodhi,  sikundër edhe gjyqtari, i cili nuk e dinte se si të sillej në këto rrethana.


comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...